La voce degli ultimi

giovedì 19 Dicembre 2024
10.1 C
Città del Vaticano

La voce degli ultimi

giovedì 19 Dicembre 2024

Këpucët e Motër Marijes kundër regjimit

Shpesh jemi të prirur të besojmë se vetëm gjestet e mëdha mund të ndryshojnë shoqërinë tonë. Një mendim ky, fryt i lirisë që sot gëzojmë. Liri për të shfrytëzuar burimet tona, për të menduar dhe besuar. Megjithatë, ka momente historike, vende, madje edhe ditë kur kjo nuk është e mundur. Situata ku guximi shfaqet përmes akteve në dukje të vogla, por në gjendje të thyejnë zgjedhën e urrejtjes. Pikërisht në këtë spektër, mund të përmblidhet historia e Motër Marija Kaletës.

Mundohuni të imagjinoni këtë grua, e detyruar të fshihej, madje edhe të hiqte velin, për t’i mbijetuar regjimit komunist, i cili për 50 vjet e mbajti Shqipërinë nën këmbët e tij. Një diktaturë mizore, e cila u përpoq marrëzisht të influenconte mendimet e njerëzve, duke u munduar të shkatërronte çdo ndërgjegje, duke persekutuar, torturuar dhe vrarë mijëra katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Mundohuni ta imagjinoni ndërsa ecën mes rrënojave të kishave dhe këmbanave, të shkatërruara si pasojë e ideologjisë së verbër të ateizmit të Shtetit, që shumë vende të Evropës Lindore kanë përjetuar në atë periudhë. Provoni, së fundmi, ta imagjinoni të ndaluar, duke lexuar apo dëgjuar moton e ashpër: “Ç’do fashist bartës i një veshjeje klerikale, duhet vrarë me një plumb në kokë dhe pa gjyq”.

Çfarë do të thotë ta ruash besimin, në një kohë kur besimi konsiderohet një krim i dënueshëm me vdekje? Është kjo një pyetje, përgjigja e së cilës është shumë e vështirë, në mos e pamundur në një shoqëri si e jona e cila bazohet në lirinë e ndërgjegjes. Për Moter Marijen (e cila sot është një 85-vjeçare me një mendje mjaft të kthjellët ) do të thotë të ecësh përpara, pavarësisht nga çdo gjë. “Kur unë mendoj për këtë – i tha ajo të dielën e kaluar Papës – më duket e pabesueshme se si ne kemi duruar ato vuajtje të tmerrshme, por unë e di që Zoti na ka dhënë fuqinë, durimin dhe shpresën.”

E njëjta shpresë që mbante në zemrën e saj ajo nënë e re, e cila një ditë e thërret dhe vrapon drejt saj duke i kërkuar të pagëzonte fëmijën që mbante në krahë. Gruaja ishte bashkëshortja e një komunisti. Eshtë e qarte që, në një vend ku gjysma e popullsisë bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, gjesti i gruas mund të konsiderohej edhe si kurth. Marija i tha asaj se nuk dinte ku të merrte ujë për sakramentin. Megjithatë, nëna, këmbënguli. Në atë moment ndodhi një mrekulli e vërtetë. Marija e pa gruan dhe, pa e ditur se si, ajo kuptoi qëllimin e mirë të saj. “Duke parë besimin e saj unë hoqa sandalen time, sepse ishte prej plastike, me të mora ujë nga një kanal dhe pagëzova fëmijën.”

Imazhi i një murgeshe në arrati nga tmerri, që inauguron jetën e krishterë të një porsalindure duke përdorur këpucën e saj, është befasues. Ajo tregon dramën e atyre viteve, klimën e terrorit përjetuar nga besimtarët dhe martirizimin e mijëra njerëzve, shpesh të spiunuar nga miqtë dhe të afërmit. Por në të njëjtën kohë përcjell vlera të tilla si kurajo, besimi tek të tjerët, dhe solidariteti që është fryt i shpresës për një të ardhme më të mirë.

Sot Shqipëria ka ndryshuar, duke u bërë, siç e quajti edhe Papa, një model i bashkëjetesës paqësore midis grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Jo rastësisht u zgjodh nga Papa Françesku, si kombi i parë evropian që ai do të vizitonte, nga fillimi i shërbesës së tij. Historia e Motër Marijes dhe e mbarë popullit shqiptar, janë një shuplakë morale për ata që ende në këto kohë vazhdojnë të vrasin për interesa dinake, si dhe një mesazh për të gjithë personat e vuajtur: intoleranca dhe shtypja mund të luftohen. Edhe vetëm duke u mbështetur në fuqinë e madhe të dashurisë dhe besimit fetar.

 

ARTICOLI CORRELATI

AUTORE

ARTICOLI DI ALTRI AUTORI

Ricevi sempre le ultime notizie

Ricevi comodamente e senza costi tutte le ultime notizie direttamente nella tua casella email.

Stay Connected

Seguici sui nostri social !

Scrivi a In Terris

Per inviare un messaggio al direttore o scrivere un tuo articolo:

Decimo Anniversario